2 maj, 2018 – Këtë mesjavë zhvillohen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave. Sot në Kizhnicë në orën 16:00, Hajvalia do të jetë mikpritëse e Malishevës. Gjithçka rreth skuadrës finaliste është përcaktuar thuajse në ndeshjen e parë, pasi Hajvalia ka fituar 6:0. Ndërkohë, nesër në Prishtinë, po ashtu në orën 16:00, do të luhet ndeshja ndërmjet Kosovës (P) dhe Mitrovicës. Në sfidën e parë vashat mitrovicase fituan 3:1.