3 maj, 2018 – Miqësorja e parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, për kombëtaret e moshës 15-vjeçe, e cila u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena” u mbyll pa fitues, me rezultat 1:1. Loja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, kurse u zhvillua në dy pjesë nga 35 minuta, me futbollistë të lindur në vitet 2003 dhe 2004. Në pjesën e parë përkundër angazhimit të dyja ekipeve, rrjetat e portave mbetën të paprekura. Ndërkaq, në pjesën e dytë Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 46-të, me golin e shënuar nga Sulaj nga pika e bardhë, por Kosova u kundërpërgjigj në minutën e 61-të, kur Tahiri  barazoi shifrat 1:1. Këto dy kombëtare do të përballen edhe më 5 maj, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në orën 12:00.
Shqipëri U-15 – Kosova U-15  1:1 (0:0)
Stadiumi “Elbasan Arena” Elbasan.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: E. Rrusta, E. Kume e M. Salla.
Shënues: Sulaj(46) për Shqip e Tahiri (61) për Kos.
Shqipëria U-15: Marku, Toska, Preka, Mataj, Pengu, Mezani, Koduzi, Çelaj, Qehaja, Sulaj e Xhafa. Lujatën edheBekteshi, Bega, Abazaj, Murataj, Istrefaj, Ahmetsulaj, Ndreu, Ndoci, Toma. Malishi, Dushku, Shuku e Lila.
Kosova U-15: Bytyqi, Hetemi, Nishori, Ibishi, Majiç, Rachi, Mahmuti, Pacolli, Berisha, Halili, Ibrahimi: Luajtën: Ajeti, Reka, Qubreli, Ademaj, Loshaj, Tahiri, Jashari, Shabani, Shishko, Rexhepi e Ahmeti.