4 maj, 2018 – Hajvalia dhe Mitrovica janë kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave. Këto dy skuadra kanë shënuar fitore edhe në ndeshjet e kthimit gjysmëfinale. Hajvalia shënoi fitore bindëse kundër Malishevës, me rezultat 6:0. Tre golat i realizoi Zylfije Bajramaj, derisa me nga një gol kontribuuan Bahtije Miftari, Kaltrina Biçkaj dhe Arta Rama. Ndërkaq, Mitrovica pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë, në ndeshjen e kthimit e ka mundur Kosovën (P), me rezultat të ngushtë, 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Blerta Kaçiu. Kësisoj, Hajvalia dhe Mitrovica krahas garës për titull do të luftojnë edhe për kupë.