Komisioni për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferrin e tyre  në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 10.05.2018 shqyrtoi kërkesën e klubit të futsalllit   FC Besa  – Futsal – Pejë të dates  10.05.2018 drejtuar  Zyrës ligjore të FFK-së  lidhur me rastin e shkëputjes së kontratës  së  lojtarit  ERMIR  KRYEZIU      me  FC “ BESA – FUTSAL “ nga Peja dhe për të njejtën  lëshon këtë;
 
SQARIM;
 

  1. Me rastin e shkëputjes së kontratës , komisioni për bazë pati  nenin 19, 67,, 68 dhe 69 të Rregullores për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferrin e tyre
  2. Lojtari komisionit i ka parashtruar kërkesë për shkëputje të kontratës me datë 03.04.2018 numri protokollit 162/1
  3. Komisioni iu ka drejtuar klubit të futsallit FC Besa – futsal  “ nga Peja  me datë 04.04.2018  për ofrimin e të dhënave lidhur me përmbushjen e obligimeve financiare ndaj lojtarit përmes llogarisë bankare në bazë të kontratës së lidhur ; klub – lojtar.  Kërkesa është përcjellë përmes faqes zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës me datë 04.04.2019 ,afati  për ofrimin e të dhenave – raportit të bankes  ishte data 09.04.2018.
  4. Komisioni për regjistrimin e klubeve, lojtarëve dhe transferin e tyre me datë 16.04.2018 merr vendimin për shkëputje të kontratës së lojtarit Ermir Kryeziu  me klubin e futsaollit “ Besa  – futsal “ nga Peja  ( në rastin e sjelljes së këtij vendimi komisioni kishte kërkesën e lojtarit të datë  04.2018 me numër të protokollit  162/1, kontraten e klubit të lidhur me lojtar,  si dhe raportin  e lëshuar nga  NLB Banka  e dates 03.04.2018- me llogari të lojtarit  ERMIR  KRYEZIU ; me numër të  qarkullues  të llogarisë;  1706003032796629 për përiudhën deri me 30.03.2018.

 
 
Prishtinë, datë 10.05.2018                                                                                                   Kryetari Ruhan  Salihu