Komisioni për ankesa – shkalla e dytë në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2018 – ditë e enjte ora 11.00 shqyrtoi ankesën e klubit të futbollit “ ISTOGU “  nga Istogu  e atakuar në vendimin e komisionit të garave – shkallës së parë  të dates 27.04.2018  në  regjistrimin e ndeshjes  së javës ; XXVII-të të Ligës së dytë  të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A; GRYKA – ISTOGU   e zhvilluar me datë  26.04.2018 në Drenas , me motivacion  në  parregullsinë e paraqitjës  në protokollin zyrtar  të lojtarit  FIDRIK  THAQI  me numër të ID kartelës ; 003660M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 5 për klubin e futbollit “ GRUKA “  nga Llapushniku  dhe për të njejtën duke iu referuar  akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës  Rregullorja disiplinore  neni  115 paragrafi 1 pika a) sjelli këtë;
 
V E N D I M
 
Vërtetohet vendimi i Komisionit të Garave, datë  02.05.2018 dhe ndeshja e Ligës së Dytë të futbollit  kategoria e seniorëve grupi; A; GRYKA  –  ISTOGU  1:0  e zhvilluar me datë 26.04.2018 e regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.
 
A r s y e t i m
Komisioni për ankesa në rastin e shqyrtimit të ankesës nga ana e pales së ankimuar KF “ Istogu “ nga Istogu konstatoi së  komisioni i garave  me rasitin e regjistrimit të ndeshjeve ka vendosur drejtë duke aplikuar  nenin  56 paragrafi 2 të Rregullores   disiplinore ( citati nga neni 56 paragrafi 2; Me shprehjen paraqitje  në kuptim të këtij neni , nuk  nenkuptohen  lojtarët reserve të shënuar në protokoll dhe të cilët nuk kanë hyrë  në lojë ).
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim të shkallës së dytë  – komisionit për ankessa ,ka të drejtë  në ushtrimin e kërkesës  drejtuar Komitetit Ekzekutv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores ( Ligjshmerisë ) në afatin e përcaktuar kohor  sipas akteve normative të Federatës së Futbollit të Kosovës
 
Prishtinë, datë 10.05.2018                                                                                   Kryetari, AFRIM  PREKAZI  d.v.