Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë  10.05.2018 – ditë e enjte ora 12,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar datë 08.05.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore  sjelli këto
 
V E N D I M E
 
AVNI  HASANI; trajner i portierëve   “ FERONIKELI “ nga Drenasi me numër të ID kartelës; 008662M74 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për largim nga hapësira teknike e lojtarëve rezervë  ( manifestim të sjelljeve josportive; kundërshtim në vendimet e gjyqtarëve, dhe ofendime drejtuar asistentit Fatlum Berisha  gjatë  lëshimit të  fushës ) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRENICA _ FERONIKELI e zhvilluar me datë 05.05.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj (raportet zyrtare dhe deklarata plotësuese e trajnerit  Avni Hasani);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore; VEREJTJE  E  FUNDIT në bazë të Rregullores disiplinore  neni 40 paragrafi 1 pika  1.
 
 
KF “ PRISHTINA “  nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për hedhje të  mjeteve piroteknike  nga ana e simpatizuesve  të klubit të tyre  si dhe hyrja e shikuesve  në fushë , minuta e 76 në rastin e shënimit të golit për të festuar  bashkërisht me lojtaret, në ndeshjen e javës së ; XXXI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – GJILANI e zhvilluar  me datë 06.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë  (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000  euro (njëmijë)  në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes – publikimit të vendimit në faqen zyrtare të FFK-së, respektivisht  nga data e pranimit të tij.
 
 
SEVERIN  ELEZAJ; kryetrajner në klubin e futbollit “DUKAGJINI“ nga  Klina me numër të ID kartelës; 002579M81  në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për largim nga pankina – hapsira teknike e lojtarëve rezervë  ( sjellje josportive; ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; KOSOVA – DUKAGJINI e zhvilluar në  Prishtinë ( raportet zyrtare  nga ndeshja  dhe deklarata plotësues e kryetrajnerit  të klubit: Severin  Elezaj )
DENOHET
Me  të holla  në shumë prej ; 150  euro (njëqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e  sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.05.2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. ( rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 3.
 
 
SAMI  GASHI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “ DUKAGJINI “ nga Klina  në procedure të iniciuar  disiplinore nga ana e komisionit për  manifestim të sjelljeve josportive  ndaj gjyqtarëve të takimit (ofendime  drejtuar gjyqtarit kryesor si dhe organeve të FFK-së ) në ndeshjen e javës së ; XXVIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; KOSOVA – DUKAGJINI  e zhvilluar  me datë 05.05.2018 në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit  Sami Gashi ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  VEREJTJE  E  FUNDIT ,në bazë të Rregullores  disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 1.
 
 
MERDIN  OSMANOVIQ ;  lojtar i klubit të futbollit : “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës me numër të ID kartelës  001830M91  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  1, në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për figurim – paraqitje e rrejshme  në protokollin zyrtar  si I pa qenë në ndeshjen e javës së ; XXX-të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar)
LIROHET;
nga procedura disiplinore nga shkaku së lojtari I apostrofuar  nuk ishte prezent në ditën e zhvillimit të ndeshjes , por së karta identifikuese e të njëjtit është  keqpërdorur nga  zyrtaret e klubit të futbollit  “BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës.
 
 
MIFTAR  RAMA ; kryetrajner i klubit të futbollit “BEHARI“ nga  Vitomirica e Pejës në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mashtrim dhe sjellje në lajthitje  të komisionit dhe personit zyrtar , në rastin e aktivizimit të lojtarit  të pa identifikuar në  emër të lojtarit të pa qenë prezent MERDIN  OSMANOVIQ  në protokollin zyrtar të ndeshjes së javës së ; XXX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi A; BEHARI – GRYKA e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës (raportet e zyrtarëve nga ndeshja si dhe  fotografimi I lojtarit të  aktivizuar   në atë ndeshje) mbetet në
PROCEDURË  TË  HAPUR  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e provave ( vendimin përfundimtar të komisionit disiplinor) . Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në procedure  Miftar  Rama, afati datë  14.05.2018  (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 2. )
 
 
 
Komisioni disiplinor  i shkallës së parë në rastin e shqyrtimit të procedurave të iniciuara  nga ana e komisionit të garave, konstatoi së kundërvajtësit kryesor lidhur me rastin e evidentimit të lojtarit të pa qenë  në protokollin zyrtar të ndeshjes si dhe aktivizimin e lojtarit të pa identifikuar në vend të tij është klubi  futbollistik “ BEHARI “ nga Vitomirica  dhe   zyrtaret e klubit – konkretisht zyrtari  i cili në ndeshjen e  javës së; XXX-të të Ligës së dytë grupi; A ; kategoria e seniorëve ; BEHARI – GRYKA  – e zhvilluar në Vitomiricë të Pejës , jep të dhëna të rreme dhe jo të sakta , në protokollin e ndeshjës dhe  ashtu sjellë  në lajthim organin e futbollit, lidhur me  vërtetimin e gjendjes faktike. Duke iu referuar rastit të apostrofuar komisioni disiplinor  sjelli vendim;
HAPPEN  PROCEDURAT  DISIPLINORE ndaj ;
 

  1. Klubit të Futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica e Pejës  dhe
  2. ASMIR ZEKIQ ; përfaqësuesi zyrtari I klubit të futbollit   “ Behari “ nga Vitomirica e Pejës  për ndeshjen e javës së ; XXX-të ; BEHARI – GRYKA e zhvilluar me datë  05.2018

 
Obligohet klubi i futbollit “ BEHARI “ nga Vitomirica ( zyrtaret e klubit ) dhe përfaqësuesi zyrtar I përcaktuar nga ana e klubit për atë ndeshje z. Asmir  Zekiq që të deponojnë  deklarata plotësuese lidhur me rastin e kësaj kundërvajtje
 
KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 10.05.2018, respektivisht nga data e  pranimit të tij. Ankesa e ushtruar  nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 10.05.2018                                                                                      Kryetari, Dukagjin  Zefi  d.v.