14 maj, 2018 – Përzgjedhësi i Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, nesër dhe pasnesër (më 15 e 16 maj) do të mbajë grumbullimin e radhës me futbollistët që luajnë jashtë vendit. Qëllimi i këtij grumbullimi është që përzgjedhësi me stafin e tij të shohin nga afër formën e lojtarëve dhe cilësitë e tyre, në mënyrë që të bëhet seleksionimi i tyre. Grumbullimi mbahet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe fillon në orën 15:00. Ndërkohë, më 24 dhe 26 maj, Kombëtarja U19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë U19, njërën në Elbasan dhe tjetrën në Shkodër.