15 maj, 2018 – Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA), gjithnjë e më shumë me seriozitetin më të madh ju ka qasur çështjes së rinovimit të stadiumit të qytetit në Prishtinë. Kështu që prej fillimit inspektorët e UEFA-s kanë qenë në inspektim të stadiumin duke dhënë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre me qëllim të ndihmesës në rinovimin e tij me standardet e UEFA-s dhe  FIFA-s për ndeshje të kategorisë së 4-t. Në këtë drejtim në pjesën e parë të muajt qershor do të vijnë inspektorët e UEFA-s, zotërinjtë Mark Blackbourne  e Marshall Nicolaus, të cilët do të shohin nivelin dhe shkallën e kryerjes së punimeve në stadium dhe eventualisht do të japin mendimet e tyre për ndonjë vërejtje eventuale.