Më 29 maj 2018 tifozët e futbollit kanë mundësinë të shohin një ndeshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kosovë – Shqipëri
Data: 29 maj 2018
Ora: 20.00
Stadiumi: Letzigrund, Cyrih
Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih. Bernard Challandes, trajner i ekipit kombëtar kosovar, do të shënojë kthimin e tij në stadiumin Letzigrund pas pothuajse 10 vjetësh si trainer i FC Zurich, me synimin e fortë për avancimin e rangimit të Kosovës në FIFA / Coca-Cola World Ranking. Përveç aspektit konkurrues, kjo ndeshje historike do të jetë një takim vëllazëror përmes të cilit do shënohet fuqia e sportit e sidomos e futbollit.
Biletat për lojë do të jenë në shitje nga e premtja, 18 maj, nga ora 15:00.
Biletat mund të blihen:
ONLINE, në linkun e mëposhtëm:
https://www.starticket.ch/fr/tickets/fussball-landerspiel-kosovo-vs-albanien-20180529-2000-letzigrund-zurich
dhe në PIKËN E SHITJES:
Posta, Manor, Coop City
 
Kërkesat për akreditimin e mediave të dërgohen përmes emailit në:
empfang.stadion.letzigrund@zuerich.ch
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës