21 maj, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet e të gjitha rangjeve garuese se afati kalimtar i futbollistëve do të fillojë më 18 qershor dhe do të përmbyllet më 17 gusht. Ndërkohë, edicioni i ri garues në Superligë do të fillojë më 18 gusht, derisa Liga e Parë dhe Liga e Dytë do t’i nisin garat e edicionit të ri më 25 gusht.