23 maj, 2018 – Pas grumbullimit të para një muaji kryesisht me futbollistë vendor, Kombëtarja U-19 e Kosovës, sërish ka bërë grumbullimin e grupit të futbollistëve edhe të atyre që luajnë në klubet evropiane dhe pas një stërvitje që patën dje në stadiumin “Ekrem Graiçevci” në Fushë Kosovë, ata sot u nisën drejt Durrësit. Kombëtarja U-19 do të qëndrojë në Durrës deri më 26 maj, dhe do t’i zhvillojë dy ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë. Të parën më 24 maj në “Elbasan Arena” në orën 16.00 dhe të dytën më 26 maj në “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 17.00 . Kështu që dy përzgjedhësit Ramiz Krasniqi i Kosovës dhe Erjon Bogdani i Shqipërisë kanë rastin të testojnë dhe të përzgjedhin më të mirët, krejt këtë si parapërgatitje për kualifikimet për Kampionatin evropian. Para nisjes, përzgjedhësi i Kombëtares U-19 Ramiz Krasniqi, u shpreh:” Ne kemi filluar përgatitjet për Kampionatin evropian. Majin e kaluar patëm një grumbullim dhe tash kemi grumbullimin e dytë dhe në programin tonë është edhe grumbullimi i tretë në fund të gushtit para se të shkojmë në kualifikime. Nga të gjitha këto grumbullimet ne po besojmë dhe shpresojmë të bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Këto përgatitje dhe këto ndeshje miqësore do ta na shërbejnë të shohim cilësitë individuale, por dhe kolektive si ekip në mënyrë që të japim maksimumin në kualifikime. Kemi mjaft futbollistë cilësor por që nevojitet një punë permanente për të arritur qëllimin”.
Lista e ekspeditës së Kombëtares U-19
Ilaz Mjaku, anëtar i KE
Rinor Havolli, menaxher i ekipit
Ramiz Krasniqi, përzgjedhës
Nazmi Rama, trajner
Xhelaledin Karabegu, trajner i portierëve
Isuf Maraj, fizioterapeut
Taulant Ahmeti, menaxher i pajisjeve
Futbollistët

  1. Flamur Gashi
  2. Edison Rexhepi
  3. Albion Pllana
  4. Adonis Zeqiri
  5. Art Maloku
  6. Bernar Kastrati
  7. 7. Arlind Ademi
  8. Lot Celina
  9.  Leonit Vitija

10. Alban Shabani
11. Andi Seferi
12. Alban Kadriju
13. Ilir Krasniqi
14. Maxi Rugova
15. Leutrim Reka
16. Enis Kavkazi
17. Bleon Sekiraqa
18. Gentrit Limani
19. Nikson Mema
20. Bleart Tolaj
21. Riza Zhdrella