Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 05.06.2018 – ditë e martë, ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisionit të garave pas përfundimit të ndeshjeve të barazhit për Vala Superligë të zhvilluara me datë 23-24.05.2018 në Drenas dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
FLORENT PAPUQI; lojtar i klubit të futbollit “BESA” nga Peja me numër të ID kartelës 000162M84 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 13, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për ndëshkim me karton të kuq (manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarit kryesor Dardan Qaka) në ndeshjen e javës së XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BESA – LLAPI 3:4 e zhvilluar me datë 18.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Florent Papuqi);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 3.
DEBATIK CURRI; lojtar i klubit të futbollit “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës; 000624M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 6, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar minuta e 23) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA, 0:0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtareve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Debatik Curri);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 42 paragrafi 1. Pika 1.
ARMEND DALLKU; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000613M83 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës; 4, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar minuta 90+) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA 0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin” Shahin Haxhiislami “ në Pejë (raportet e zyrtarëve të ndeshjës dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar Armend Dallku)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “PRISHTINA“ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA 0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami“ në Pejë ( sipas raporteve zyrtare dhe atyre shtesë të kërkuara nga ana e komisionit pati; fyerje, sharje dhe ofendime, drejtuar organeve të Federatës së Futbollit të Kosovës, veçanarisht drejtuar presidentit të saj, z. Fadil Vokrri )
DENOHET
Me zhvillimin e 1 (një) loje në fushën e vet pa praninë e shikuesve në bazë të Rregullores Disiplinore neni 51.
KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI 0:0, e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve dhe ato shtesë të kërkuara nga ana e komisionit; pati hedhje të gjësendeve në fushë, shisheve të plastike PVC minuta e 88, prej nga goditet në kokë lojtari mysafir B. Haxhimusa dhe me këtë ndeshja ndërpritet për 17 – 20 minuta për t’u zbrazur stadiumi – vendim i gjyqtarëve)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.05.2018 , respektivisht nga data e pranimit të tij
HAXHI KURHASKU; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës 009817M70 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje josportive drejtuar lojtarëve kundërshtar në ndeshjen e javës së XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI 0:0 e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese të kërkuara nga ana e komisionit disiplinor )
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 100 euro (njëqind) në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.05.2018, respektivisht nga dita e pranimit të vendimit. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi paragrafi 1.
VETON DOLI; trajner i portierëve në klubin e futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës 009782M75 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe ofendime drejtuar lojtarëve kundërshtar) në ndeshjen e javës së XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI 0:0 e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakove (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit në procedurë)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 100 euro (njëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare, respektivisht pranimit të vendimit (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1 )
GËZIM RUSI; lojtar i klubit të futbollit “GJILANI“ nga Gjilani me numër të ID kartelës; 000531M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës; 17 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (provokim i spektatorëve gjatë shkuarjes për në zhveshtore) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – GJILANI 0:0 e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit në procedure të hapur Gëzim Rusi)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së vendimit – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.06.2018, respektivisht nga data e pranimit të vendimit. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1)
TAHIR LUSHTAKU; drejtor sportiv në klubin e futbollit “DRENICA “nga Skënderaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për largim nga pankina në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – LIRIA, e zhvilluar me datë 19.05.2018 në stadiumin “Bajram Aliu“ në Skënderaj (raportet e zyrtarëve të ndeshjes dhe deklarata plotësuese e drejtorit në procedurë të hapur z. Tahir Lushtaku)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës – respektivisht pranimit të tij. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1)
URIM STATOVCI; lojtar i klubit të futbollit “ARBERIA“ nga Dobraja e Lipjanit me numër të ID kartelës ; 002591M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 9 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq (sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; XXIX-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ARBËRIA – ÇELIKU 9;1 e zhvilluar me datë 16.05.2018 në stadiumin e qytetit në Lipjan (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit të ndëshkuar me karton të kuq Urim Statovci )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores Disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “KASTRIOTI“ nga Ferizaj në procedurë të inicuar nga ana e komisionit të garave për moszhvillimin e 5 ndeshjeve kampionale zyrtare në garat e rregullta të Ligës së Dytë Grupi B, për kampionatin 2017 – 2018 ; 1. kundër Dardanës (java e XI) , 2 . kundër Lepencit (java e ; XIV), 3 kundër Rinisë (java e; XVIII-të), 4. kundër Dardanës (java e; XXVI-të) dhe 5. kundër Arbërisë (java e XXX) dhe me këtë ky ekip ka shkelur nenin 54 të Rregullores Disiplinore (raportet nga zyrtaret e ndeshjeve dhe shërbimi administrative i FFK-së);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 54 paragrafi 1 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, rrespektivisht nga data e pranimit të tij.
BLEND TAHIRI; Lojtar i klubit të futbollit “RILINDJA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës 000516M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës 13, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të1 kuq (lojë e rrezikshme por pa lëndime) në ndeshjen e javës së; XXIV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve RILINDJA – LUSHTA, e zhvilluar me datë 24.05.2018 në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 42 paragrafi 1 pika 1.
LIRIDON LECI; lojtar i klubit të futbollit “DRITA“ nga Gjilani me numër të ID kartelës 000640M85 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje josportive (fyerje raciste drejtuar lojtarit kundërshtar) në ndeshjen e javës së; XXXIII-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRITA 0;0 e zhvilluar me datë 20.05.2018 në stadiumin “Shahinhaxhi Islami“ në Pejë (raportet dhe incizimet televizive)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 05.06.2018, respektivisht nga data e pranimit të tij.
SEID OMBASHI; trajner në klubin e futbollit të femrave “MITROVICA“ nga Mitrovica, me numër të ID kartelës; 010335M82 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina, për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje dhe sharje) drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes përcaktuese për titull të kampionit për futbollin e femrave; HAJVALIA – MITROVICA, e zhvilluar me datë 31.05.2018 në stadiumin “ Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e trajnerit Seid Ombashi )
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohen raporte shtesë nga zyrtaret e ndeshjës; gjyqtaret, delegati dhe zyrtarit të klubit. Afati datë datë 11.06.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
XHAVIT PACOLLI; zyrtar i klubit të futbollit të femrave “HAJVALIA“ nga Hajvalia në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (fyerje, sharje, shpifje ndaj gjyqtarit kryesor) në ndeshjen përcaktuese për titull të kampionit për futbollin e femrave; HAJVALIA – MITROVICA, e zhvilluar me datë 31.05.2018 në stadiumin “Shahin Haxhiislami“ në Pejë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar, deklarata iu është kërkuar porse i njejti nuk e ka përcjellë)
I HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deeri në kompletimin e lëndës – provave. Kërkohen raporte shtesë nga zyrtaret e ndeshjes; gjyqtarët, delegati dhe zyrtari Xhavit Pacolli. Afati dayë 11.06.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1)
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqurnë këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa në shkallën e dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve , nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.05,2018, rrespektivisht nga data e pranimit të tij. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 05.06.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi d.v.