25 qershor, 2018 – Në Federatën e Futbollit e Kosovës sot ka nisur trajnimin rreth ndryshimeve në sistemin e regjistrimit FIFA Connect. Në trajnimin e kësaj dite janë përfshirë përfaqësuesit, përkatësisht administratorët e klubeve të Superligës dhe Ligës së Parë. Në fillim të pranishmit i ka përshëndetur zv.sekretari z. Arianit Ahmeti, i cila ka thënë se FFK-ja do t’i jap gjithmonë rëndësi profesionalizimit të klubeve dhe do t’i mbajë të njohur me të gjitha arritjet dhe ndryshimet që bëhen për lehtësimin e funksionimit e me këtë rast edhe për ndryshimet e fundit në statusin e lojtarit, listën e dokumenteve si dhe ndryshime të tjera”. Më pastaj shefi i IT, z. Dardan Sadiku në bashkëpunim me Shefin për licencim z. Adem Çollakaj në hollësi i kanë bërë të ditura ndryshimet dhe mënyrën se si t’i qasen më lehtë dhe më mirë këtyre ndryshimeve që janë më të avansuara. Sipas z. Sadiku këto trajnime janë të mirëseardhura për klubet dhe tash kemi një orar të trajnimeve që do të organizojmë edhe nëpër rajone që t’ua lehtësojmë sadopak punën klubeve, por që nevojitet një seriozitet i tyre që të marrin pjesë në këto trajnime në mënyrë që të kemi më pak probleme gjatë licencimit të klubeve për edicionin e ri të garave.
Orari i trajnimeve
• 25 Qershor – Klubet e Superligës dhe Ligës së parë
– Trajnimi mbahet në zyrat e FFK-së.
• 26 Qershor- Lidhja Rajonale e Prishtinës
– Klubet e Ligës së Dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
– Trajnimi mbahet në zyrat e FFK-së.
• 27 Qershor- Lidhja Rajonale e Mitrovicës
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 28 Qershor-Lidhja Rajonale e Prizrenit
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 29 Qershor- Lidhja Rajonale e Gjilanit
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 30 Qershor- Lidhja Rajonale e Ferizajit
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 2 Korrik – Lidhja Rajonale e Gjakovës
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
• 3 Korrik – Lidhja Rajonale e Pejës
– Klubet e Ligës së dytë, klubet e futsallit, klubet e femrave dhe shkollat e futbollit
Trajnimet fillojnë në ora 10:00, si dhe të ftuar janë administratorët e klubeve.