9 korrik, 2018 – Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar një letër urimi presidentit të ri të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi për zgjedhjen në krye të FFK-së me mandat katërvjeçar.
“I nderuar zoti President, i dashur Agim,
Ju uroj për përzgjedhjen unanime si President i Federatës së Futbollit të Kosovës. Jemi të gjithë bashkë të pikëlluar pas vdekjes së papritur të mikut dhe kolegut tonë të dashur, Fadilit. Jam i bindur se ai do të ishte i lumtur të ju shihte se ju jeni presidenti i ri i FFK-së. Duke shërbyer me zell si zëvendëspresident, nuk ka dyshim se ju jeni personi i duhur për të marrë rolin e liderit – dhe besoj në vendosmërinë tuaj për futbollin në Kosovë dhe dedikimin tuaj për të udhëhequr përpara projektet që janë në zhvillim. Qasja në fushat e futbollit është qenësore për të luajtur këtë lojë dhe fuqishëm ju inkurajoj të vazhdoni këtë punë të rëndësishme për të ndërtuar dhe për të krijuar hapësira të sigurta e praktike sa më shumë që është e mundur. Ju uroj gjitha të mirat Agim dhe jam në dispozicionin tuaj për çdo ndihmë që keni nevojë. Ju lutem konsiderojeni UEFA-n si familjen tuaj të futbollit dhe jini të sigurt se mund të trokisni në dyert tona për përkrahje, njohuri apo udhëzime sa herë që keni nevojë”, thuhet në letrën e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.
[su_document url=”http://federata.bega07.com/wp-content/uploads/2018/07/KOS_Presidential-Election.pdf” width=”980″ height=”960″]
Shkarko këtu letrën e urimit të presidentit Aleksander Ceferin