17 gusht, 2018 – Të mërkurën më 22 gusht në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Dytë, për Superligën U-19, për Ligën e Parë U-19 dhe për Ligën U-17.
Orari i tërheqjes së shortit
13:00 shorti i Ligës së Dytë – Grupi A
13:30 shorti i Ligës së Dytë – Grupi B
14:00 shorti i Superligës U-19 (Juniorë)
14:30 shorti i Ligës së Parë U-19 (Juniorë)
15:00 shorti i Superligës U-17 (Kadetë)