1 shtator, 2018 – Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 3-të në IPKO Superligë. Llapi ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Ferizajt, me rezultat 5:1, duke e marrë kryesimin në renditje. Golat për Llapin i shënuan Januzi (11′), Zhdrella (26′), Bujari (36′), Hajdari (77′ e 87′), derisa golin e vetëm për Ferizjan e realizoi Berbatovci në minutën e 50-të.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Drenas, Feronikeli e mposhti Ballkanin me rezultat minimal 1:0, me golin e shënuar nga Kastriot Rexha, në minutën e dytë shtesë.