Shkup 01 shtator 2018 – Para ndeshjes së nesërme të dytës kundër kombëtares së Maqedonisë, Kombëtarja A mbajti stërvitjen e sa ku në fokus ishte loja taktike, ndërprerjet dhe gjuajtjet nga këndi, në përpjekje për të mënjanuar dobësitë nga ndeshja e kaluar. Atmosfera në Kombëtare është jashtëzakonisht e mirë, ndërsa sipas fjalëve të mjekut të kombëtares dr. Enver Hoxha gjendja shëndetësore e futbollisteve është e mirë. E në prononcimet e disa futbollisteve thuhet se vashat janë plotësisht të gatshme për sfidën e nesërme, e cila fillon nga ora 17.00. Deklaruan pas stërvitjes:
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse
Seanca e sotme stërvitore kishte karakter taktik, duke marrë parasysh se kemi edhe futbolliste të reja, të cilat kanë ardhur. Pas analizës së lojës së kaluar jemi orvatur të shohim se si të i mënjanojmë dobësitë dhe gabimet. Duke marrë punën që bëmë këto dy ditë së dhe disponimin e vajzave unë besojë se do të kemi një lojë më të mirë dhe frytdhënëse. Pres angazhim maksimal të së cilës futbolliste por edhe një lojë kompakte e me përkushtim.
 Modesta Uka, futbolliste
Jam debutuese, por falënderojë përzgjedhësen për ftesën dhe besimin, ndërsa unë besojë se në këtë ndeshje do të jemi shumë më të mira se sa në ndeshjen e parë dhe do të fitojmë.

Nurtene Topalli, futbolliste
Unë besojë se me një lojë të mirë, angazhim maksimal dhe një komunikim edhe më të mirë se në ndeshjen e parë rezultati do të jetë i mirë. Ndonëse në futboll kurrë nuk i dihet deri në fund.

Aurorë Thaqi, futbolliste
Për mua është një nderë që me ka ftuar përzgjedhësja të i mbrojë ngjyrat e Kosovës, ndërsa ne do të japim maksimumin në këtë ndeshje në meëmyrë që të dalim fituese në fund të takimit.