5 shtator, 2018 – Kombëtarja U21 ka qëndruar sot për një orë në parkun e Gërmisë në Prishtinë, për një shëtitje, me qëllim që lojtarët të ndjehen sa më të relaksuar për stërvitjen e pasdites dhe për ndeshjen kundër Irlandës që do të zhvillohet të premten në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Atmosfera brenda ekipit është shumë e mirë dhe të gjithë lojtarët po e presin me padurim duelin me irlandezët, me shpresën se do të japin më të mirën e tyre dhe në fund do të marrin edhe rezultatin e duhur.