Baku, 07 shtator –  Në hapje të kualifikimeve për Ligën e Kombeve, sot, në stadiumin olimpik në Baku, Kombëtarja e Kosovës luajti baras pa gola kundër Kombëtares së Azerbajxhanit. Para afro 7 mijë shikuesve djemtë tanë ishin më të mirë sidomos në pjesën e parë, ku mbizotëruan, qarkulluan më mirë topin dhe krijuan disa raste shënimi por sikur topi nuk e donte portën rivale. Edhe në pjesën e dytë futbollistët e Kombëtares treguan lojë të pjekur e të mirë, por edhe futbollistët e Azerbajxhanit u orvatën të bëjnë diçka më shumë duke rrezikuar portën e Ujkanit sot shumë në nivel. Pa dyshim se duhet cekur se me gjithë mungesat e Valon Berishës dhe Besar Halimit që do të jepnin kontributin e tyre, rezultati barabartë dhe me një pikë e fituar qysh në fillim të kualifikimeve llogaritet mjaft shpresëdhënës për të shkuar më tutje.
 
Azerbajxhani – Kosova 0:0 (0:0)
Stadiumi Olimpik Baku.
Shikues: 7.000
Gjyqtarë: O. Hobber,  T. H. Grenevik, G. Iskasen e B. Ytterland (Nor)
K.V:  H. Kryeziu
 Azerbajxhani: Agayev, Garayev, Abbasov(Nazarov), Pashayev, Medvedev, Madatpv, Makhmudov, Gurbanov(Khallzade), Almeida e Huseneynov.
Kosova: Ujkani, Aliti, Shala, Kryeziu, Celina(Avdijaj0, Zeneli(23), Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paçarada e Zhegrova(Rashica).