9 shtator, 2018 – Në prag të ndeshjes kundër Feronikelit në hapje të edicionit të ri të garave në Ligën e Femrave, KFF ‘Kosova’ nga Prishtina, sot, ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Fadil Vokrri. Vashat e klubit kryeqytetas të prira nga trajneri Ilir Sopi kanë vendosur lule të freskta pranë varrit të ish-presidentit dhe legjendës së futbollit kosovar, duke rikujtuar me krenari tërë punën e bërë nga ai që sot futbolli kosovar ka marrë zhvillim të hovshëm dhe është pjesë e çdo eventi të UEFA-s e FIFA-s.