9 shtator, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton se në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,  të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit  janë të obliguar që deri nesër në orën 7:00 të mëngjesit t’i largojnë. Çdo veturë e mbetur pas orës 7:00 do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës