Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 11.09.2018, ditë e martë ora 13,00 shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e  komisioneve të garave, pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit, të zhvilluara me datë  08-09.09.2018 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores Disiplinore  sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
KF “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme teknike (lëshimi i muzikës pa  dije – jo qëllimisht)  gjatë ndeshjes së javës së; III (tretë) të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA, e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin  “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe raporti plotësues nga klubi organizator i ndeshjes  KF “Prishtina“  nga Prishtina)
DENOHET;
Me shqiptimin e masës disiplinore; të QORTIMIT  në bazë të Rregullores   disiplinore neni 50 paragrafi 1.
 
SKËNDER  MUSTAFA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “DRENICA“ nga Skenderaj  me numër të ID kartelës  010189M66 në procedurë  të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (fjalosje) drejtuar delegatit  në ndeshjen e javës së; III (tretë) të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – DRENICA e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin  “ Fasdil Vokrri “ në Prishtinë (raportet  zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit në procedurë  Skënder Mustafa);
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 100  euro (njëqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3  dhe nenit 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla  është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.)
 
EMIN  BAJRAMI; kryetrajner në klubin e futbollit  “BASHKIMI“ nga Koretini me numër të ID kartelës 001125M73;, në procedurë të hapur disiplinorë nga mbledhja e kaluar e komisionit, për manifestim  të sjelljeve josportive  (provokim i spektatorëve mysafir) në ndeshjen e javës së ; II- (dytë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA e zhvilluar me datë 02.09.2018 në Koretin  (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e kryetrajnerit  Emin Bajrami)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 150  euro (njëqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores Disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
KF “KIKA“ nga Hogoshti në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje të palejuara nga ana e spektatorëve të saj  (tentim për hyrje  në fushë) në ndeshjen e javës së ;  II-të (dytë) të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – KIKA  e zhvilluar me datë 02.09.2018 në Koretin (raportet e zyrtarëve të ndeshjes)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000  euro (njëmijë) në bazë të Rregullores  disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi. (Rregullorja  disiplinore neni 11 paragrafi 1)
 
KF “VUSHTRRIA“ nga Vushtrria në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjes  së javës së  II (dytë) të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – ARBËRIA e zhvilluar me datë 02.09.2018 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar si dhe raporti  plotësuese nga klubi nikoqir  KF “Vushtrria“ nga Vushtrria);
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT, në bazë të Rregullores disiplinore neni  50 paragrafi 1 pika 2
 
SHQIPRIM  LLADROVCI; gjyqtar futbollit nga Drenasi , në procedurë të pezullimit  nga mbledhja e kaluar nga ana e komisionit për mosudhëtim në ndeshjen e deleguar  të Ligës së dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve; DARDANET – VËLLAZERIA e zhvilluar me datë  02.09.2018 (raportet plotësuese nga ana e komisionit për delegimin e gjyqtarëve të Ligës së dytë dhe kategorisë së juniorëve)
LIROHET
Nga procedura e pezullimit dhe së i njëjti mund të delegohet nga ana e komisioneve  për referimin e ndeshjeve  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës .
 
EROLL JONUZI; gjyqtar futbollit nga Gjilani në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mosudhëtim  në referimin  ndeshjes së deleguar  të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; PRISHTINA – LIDHJA E PRIZRENIT e zhvilluar  në Prishtinë (raportet plotësuese nga ana e komisioneve për delegimin e gjyqtarëve të Ligës së dytë dhe kategorisë së juniorëve)
LIROHET
Nga procedura e pezullimit dhe së i njëjti  mund të delegohet nga ana e komisioneve për referimin e ndeshjeve zyrtare sipas  radhës të  organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
ERGIN  BALIQI; gjyqtar  futbollit nga Mitrovica, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për mosudhëtim në referimin e ndeshjes së deleguar të javës së parë të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; 2 KORRIKU – FUSHË  KOSOVA, e zhvilluar në Prishtinë (raportet plotësuese nga ana e komisionit për delegimin e gjyqtarëve të Ligës së dytë dhe kategorisë së juniorëve)
LIROHET;
Nga procedura e pezullimit dhe së i njëjti  mund të delegohet nga ana e komisioneve për referimin e ndeshjeve sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.
 
BEHAR  BARDHI; lojtar i klubit të futbollit “VITIA“ nga Vitia  me numër të ID kartelës  009794/M93, dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 6,  në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (goditje me shuplakë e lojtarit kundërshtar pa posedim të topit) në ndeshjen e javës së ; III-të (tretë) të  Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ISTOGU, e zhvilluar me datë 08.09.2018 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet e zyrtarëve  nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1
 
FLORENT  EMINI; zyrtar (kryetar)  në klubin e futbollit “VITIA“ nga Vitia, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje josportive  (fyerje dhe ofendime  drejtuar gjyqtarit kryesor  Erdall Zasella) në ndeshjen e javës së; III-të (tretë) të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ISTOGU,  e zhvilluar me datë 08.09.2018 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET;
Me të holla në shumë prej; 150 euro (njëqind e pesëdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit  10 paragrafi  2  pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 .)
 
AGRON  ZEQIRI; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “VITIA“ nga Vitia në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve josportive (ofendime dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor Erdall Zasella) në ndeshjen e javës së; III-të (tretë) të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VITIA – ISTOGU, e zhvilluar me datë 08.09.2018 në stadiumin e qytetit në Viti (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 150  euro (njëqind e pesëdhjetë) euro në bazë të Rregullores  disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni  10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar nga në të holla  është 15 ditë  nga dita e sjelljes së këtij vendimi. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
 
ARTAN THAQI; lojtar i klubit të futbollit “XERXA“ nga Xërxa e Rahovecit me numër të letërnjoftimit  në mungesë të ID kartelës (1176326677) dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër  të fanellës 2, në procedurë të iniciuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së  së ;II-të (dytë) të Ligës së  Dytë kategoria e seniorëve, grupi B; GALAKSIA – XERXA e zhvilluar me datë  08.09.2018 (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me ndalesë loje  për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 4.
 
ENDOR  QARETI; lojtar i klubit të futbollit “DRINI I BARDHË“ me numër të ID kartelës  011519M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës  15, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (ofendime  dhe fyerje drejtuar gjyqtarit kryesor) në ndeshjen e javës së ; II-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi A; DRINI  I  BARDHË – RAHOVECI e zhvilluar me datë  10.09.2018 në Rogovë të Hasit (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika 4.
 
KËSHILLA  JURIDIKE
 
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese  drejtuar komisionit të shkallës së dytë (komisionit për ankesa) në afatin kohor prej; 8 (tetë) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi nga ana e komisionit datë 11.09.2018 respektivisht nga data e publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 11.09.2018
Kryetari, Dukagjin  Zefi