Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 10.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 3-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, derisa për rastet në të cilat pati sjellje josportive gjeti prova për
 
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF  “Vitia” Behar Bardhi me nr  Id 009994M93 dhe nr lic 6 (motivi- goditje në lojtarin kundërshtar pa top në ndeshjen KF Vitia – KF Istogu, e zhvilluar në Viti me datë 08.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj kryetarit të KF ”Vitia” Florent Emini (motivi-fyerje drejtuar referit kryesor të ndeshjes E.Zasella në ndeshjen KF Vitia – KF Istogu, e zhvilluar në Viti me datë 08.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “ Vitia”  Agron Zeqiri (motivi-ofendim ndaj referit kryesor të ndeshjes E.Zasella në ndeshjen KF Vitia – KF Istogu, e zhvilluar në Viti me datë 08.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.3 dt. 10.09.2018