17 shtator, 2018 – Komisioni për futsall në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të garave ka vendosur që më 20 shtator, në orën 17:00, në zyrën e këtij komisioni të bëhet tërheqja e shortit për Superligë. Ndërkaq, më 22 shtator, në orën 11:00 do të mbahet seminari për delegatët e futsallit, derisa më 26 shtator, në orën 17:00 bëhet tërheqja e shortit për Ligën e Parë.