Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në mbledhjen e mbajtur me datë 19.09.2018 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore nga ana e komisioneve të garave , pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit datë 15-16.09.2018, dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve nga ndeshjet e zhvilluara , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E 
MUHAMET REXHEPI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “Llapi“ nga Podujeva me numër të ID kartelës 001413M88 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të Garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara (shkelje e kodit të etikës sportive, ku me komentimet e tij në protokollin zyrtar të ndeshjes ofendon gjyqtarin kryesor dhe me këtë tejkalon kompetencat si zyrtar i takimit) në ndeshjen e javës së; V-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FLAMURTARI, e zhvilluar me 16.09.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit (kompletimin e lëndës). Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Muhamet Rexhepi. Afati datë 24.09.2018 (Rregullorja disiplinoire nenin 32 paragrafi 1)
BYLBYL SOKOLI; kryetrajner në klubin e futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës; 009925M57 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave për shkelje të kodit të etikës sportive (deklarimet në media duke tejkaluar kompetencat lidhur me vendimet e gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri) në ndeshjen e javës së; V-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti”) në Podujevë (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar, në mungesë të deklaratës) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave (vendimin përfundimtar të komisionit). Kërkohet deklarata plotësuese nga kryetrajneri në procedurë Bylbyl Sokoli, afati datë 24.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1).
KF “DRITA“ nga Gjilani, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e Komisionit të garave, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të saj (hedhje e kanaqeve të birrës në drejtim të asistentit të dytë minutat 56 dhe 86) në ndeshjën e javës së ; V-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERONIKELI – DRITA e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “ Rexhep Rexhepi “ në Drenas ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit) . Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani – përfaqësuesi zyrtari për atë ndeshje ; Jetmir Salihu lidhur me rastin . Afati datë 24.09.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
KF “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizim e ndeshjës ( hedhje e gjasendeve – shisheve të mbushura me ujë si dhe hyrja e shikuesve në fushë ) të javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – VLLAZNIA ( P ) e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit ) . Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Vushtrria “ nga Vushtrria – përfaqësuesi zyrtar për atë ndeshje Naim Ferizi, lidhur me rastin. Afati datë 24.09.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
ARSIM OSTRAGLLAVA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës 101152922, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për largim nga pankina ( sjellje të gabuara – ofendime dhe kërcnime drejtuar gjyqtarit kryesor Festim Dogani ) në ndeshjën e javës së ; IV-të , të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VUSHTRRIA – VLLAZNIA ( P ) e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha funkcioneve në klub lidhur me ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – provave ( vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në pezullim Arsim Ostrogllave, afati datë 24.09.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
ILIR SYLA ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës ; 002267M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DUKAGJINI – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 15.09.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federats së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b.
EMIR RAMA ; lojtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës; 000791/M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjën e javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – VLLAZNIA ( P ) e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pikab.
VALGJIN BLLACA; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës; 004353M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit tyë Kosovës me numër 11, për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjen e javës së ; IV-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FUSHË KOSOVA – BESA e zhvilluar me datë 15.09.2018 në stadiumin e qytetit në Fushë Kosovë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4.
ALBION BEQIRAJ; lojtar i klubit të futbollit “ PEJA “ nga Peja me numër personal ; 1235016146 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – ofendime drejtuar gjyqtarit ) në ndeshjën e javës së ; III-të të Supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e junirëve ; PEJA – GJAKOVA e zhvilluar në Pejë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni paragrafi .
SHAQIR ZHARKU ; lojtar i klubit të futbollit “ LEPENCI “ nga Kaqaniku me numër të ID kartelës; 002468M00 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 2, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( sharje ofendime ) në ndeshjën e javës së ; III-të të Supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ; LEPENCI – RILINDJA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Kaqanik ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika 8 paragrafi
GENTRIT ALIU; lojtar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 003763M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe sharje drejtuar lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; III-të të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; BESËLIDHJA – TREPÇA 89 e zhvilluar në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 4
DIELLZA GASHI ; lojtare e Klubit të Futbollit të Femrave “ DUKAGJINI “ nga Klina me numër të ID kartelës ; 000899/F99 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 6, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e pa lejuar si lojtare fundore ) në ndeshjën e javës së ; III-të të Ligës së pare të Kosovës për futbollin e femrave ; DUKAGJINI – BAZELI 2015 e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin e qytetit në Klinë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditve nga data e sjelljës së këtij vendimi- publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 19.09.2018. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 19.09.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi