18 shtator, 2018 – Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore në duel me Gjilanin, me rezultat 1:0, në ndeshjen e mbetur të javës së parë në IPKO Superligë, që u zhvillua sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Golin e vetëm në këtë ndeshje e realizoi mesfushori Diar Miftaraj, me gjuajtje me kokë pas harkimit të Arrago Jamal, në minutën e 79-të. Pas kësaj fitoreje Prishtina ngjitet në pozitën e tretë, me 11 pikë, derisa Gjilani mbetet në pozitën e pestë më 7 pikë.