Komisioni Disiplinor i shkallës së parë, në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 25.09.2018 ditë e martë ora 14,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 22-23.09.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E;
 
MUHAMET REXHEPI; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “Llapi“ nga Podujeva me numër të ID kartelës; 001413M88 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për manifestim të sjelljeve josportive (shkelje e kodit të etikës sportive, ku me komentet e tij në protokollin zyrtar të takimit ofendon gjyqtarin kryesor Fatmir Tahiri) në ndeshjen e javës së; V-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FLAMURTARI, e zhvilluar më datë 16.09.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të pezulluar Muhamet Rexhepi);
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 2 /2 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së vendimit – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.
BYLBYL SOKOLI; kryetrajner në klubin e futbollit “LLAPI“ nga Podujeva me numër të ID kartelës 009925M57 në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të kodit të Etikës Sportive (deklarimet në media duke tejkaluar kompetencat lidhur me vendimet e gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri) në ndeshjen e javës së; V-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; LLAPI – FLAMURTARI, e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 150 (njëqind e pesdhjetë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 59 pika 2/2 dhe nenit 10 paragrafi 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.09.2018 (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “VUSHTRRIA” në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve në terren – shisheve të mbushura me ujë si dhe hyrje e spektatorëve në fushë) së javës së; IV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – VLLAZNIA (P) e zhvilluar me datë 16.09.2018 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe raporti plotësues nga klubi nikoqir) Rasti recidiv;
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.09.2018, Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.
ARSIM OSTRAGLLAVA; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ VLLAZNIA “ nga Pozharani me numër të ID kartelës 101152922, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga bankina e lojtarëve rezervë (sjellje të gabuara – ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Festim Dogani) në ndeshjen e javës së; IV-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA- VLLAZNIA (P) e zhvilluar më datë 16.09.2018 në stadiumin “Ferki Aliu“ në Vushtrri (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me të holla në shumë prej; 200 euro (dyqind) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.09.2018, Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.
KFF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit disiplinor për lëshime në licencimin e lojtarëve dhe aktivizimin e të njëjtave në ndeshje zyrtare të Ligës së Parë për futbollin e femrave; KFF “KOSOVA“ – KFF “FERONIKELI” e zhvilluar në Prishtinë, (raportet zyrtare);
DENOHET
Me humbje të ndeshjes me rezultat zyrtar; dhe së e njëjta regjistrohet me rezultat 3;0 (zyrtar) në favor të klubit të futbollit të femrave “KOSOVA“ nga Prishtina në bazë të Rregullores Disiplinore neni 56 paragrafi 1 pika 8.
BAHTIJE MIFTARI; lojtare e klubit të futbollit të femrave “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për aktivizim nën masën e suspendimit (për shkak të 4 kartonëve të verdhë) në ndeshjen; KFF “KOSOVA“ – KFF “FERONIKELI”, e zhvilluar në Prishtinë (materiali dhe provat shtesë) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 2 .
ARBENITA CURRAJ
Lojtare e klubit të futbnollit të femrave; “FERONIKELI“ nga Drenasi në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar për kundërvajtje lidhur me regjistrimin e saj në klubin e futbollit të femrave “FERONIKELI“ nga Drenasi për garat e rregullta kampionale 2018 – 2019 ;
DENOHET
Me ndalesë loje në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores Disiplinore neni 60 paragrafi 1 pika 5. (Lojtarja është e çregjistruar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe e transferuar në Federatën Shqiptare të Futbollit; Prova; CERTIFIKATA INTERNACIONALE e lëshuar nga FFK-ja për Football Association of Albania , datë 26.07.2018 për klubinb e futbollit “ Vllaznia “ nga Shkodra).
VANESA KOVAÇI; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ BAZELI 2015 “ nga Kaçaniku me numër të ID kartelës 000212F01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 4,në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; IV-të; KFF BAZELI – KFF KOSOVA ( P ) e zhvilluar në Kaçanik (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
JEHONA GASHI ; lojtare e klubit të futbollit të femrave “ KOSOVA “ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 006796F95 dhe e licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 10 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komesarës së garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjën e javës së ; IV-të ; KFF BAZELI – KFF – KOSOVA e zhvilluar në Kaqanik (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar);
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljes së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 25.09.2018. Ankesa e ushtruar nga ana e Palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 25.09.2018
Kryetari, Dukagjin Zefi