Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 25.09.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 6-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj trajnerit të portierave të KF “Ferizaj “ Jeton Bislimi (motivi- protestim dhe ofendim ndaj vendimimeve të referit në ndeshjen KF Ferizaj – KF Gjilani, e zhvilluar në Ferizaj më datë 22.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj lojtarit të KF “ Ballkani “ Egzon Shabani me nr lic 88dhe nr ID 009467M89 (motivi- goditje e lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Ballkani – KF Trepça ’89, e zhvilluar në Suharekë me datë 21.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Drita” Liridon Leci me nr id 13 dhe nr ID 000640M85 (motivi-sharje ndaj referit kryesor D.Çaka në ndeshjen KF Drita – KF Prishtina, e zhvilluar në Gjilan me datë 23.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj kryetrajnerit të KF “Drenica“ Tahir Lushtaku me nr ID 010175M70 (motivi – përjashtim nga bankina nga ana e referit kryesor M.Bejtullahu për shkak të fyerjeve ndaj referit anësor pas shënimit të golit nga ana e ekipit vendas në ndeshjen KF KEK-u – KF Drenica, e zhvilluar në Kastriot me datë (22.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF “Drita“ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ofendime në kor drejtuar FC Prishtina, si dhe gjatë ndeshjes kanë ndezur flakadan në tribuna në ndeshjen FC Drita – FC Prishtina, e zhvilluar në Gjilan me datë 23.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
6.Ndaj KF “Liria” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes pas shënimit të golit vendas shikuesit dhezin flakadan që ndikuan në ndërprejen e ndeshjes KF Liria – KF Llapi, e zhvilluar në Prizren me datë 22.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
7.Ndaj KF ‘Flamurtari” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku një grup fyen dhe ofendon ekipin mysafir në kor në min 28 dhe 54, në ndeshjen KF Flamurtari – KF Feronikeli, e zhvilluar në Prishtinë më datë 22.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
8.Ndaj KF “Feronikeli“ (motivi – ku tifozeria e tyre ndezin flakadan gjelbër dhe zi në minutat 46 dhe 60 në ndeshjen KF Flamurtari – KF Feronikeli, e zhvilluar në Prishtinë më datë 29.09.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.4 dt. 25.09.2018