Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur më datë 01.010.2018 – ditë e hënë ora 15,00 shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjëve nga java e fundit të zhvilluara me datë 29-30.09.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtarëve , konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
 
V E N D I M E
 
KF “ DRITA “ në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisinit për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës së javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; DRITA – PRISHTINA e zhvilluar me datë 23.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 psaragrafi 1 pika 2.
KF “ LIRIA “ nga Prizreni në procedurë të hapur disiplinorë nga ,mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës së javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LIRIA- LLAPI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin “ Perparim Thaqi “ në Prizren ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Mer shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore eni 50 paragrafi 1 pika 2
KF “ FLAMURTARI “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për lëshime të pjesërishme në organizimin e ndeshjës së javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 22.09.2018 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore nei 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ FERONIKELI “ nga Drenasi në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të saj në ndeshjën e javës së ; VI-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; FLAMURTARI – FERONIKELI e zhvilluiar me datë 22.09.2018 në stadiumin e Flamurtarit në Prishtine ( raportet e zyrtarevë nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET ;
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore nei 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ RINIA “ nga MIradia , në procedurë të hapur disiplinorenga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor për lëshime të theksuara në organizimin e ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë )
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 3. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljs së këtij vendimi ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 )
BURHAN BERJANI ; lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga Miradia me numër të ID kartelës 003645M89 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 11, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq ( sulm në gjyqtarin kryesor të takimit , shkaktar kryesor për ndërprerje të ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B ; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë );
DENOHET
me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) vite në të gjitha ndeshjet publike ( zyrtare ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 45 paragrafi 1 pika 1
FITIM KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ RINIA “ nga MIradia me numër të ID kartelës; 007317M73 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 7, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor – identifikues si pjesëmarrës në ndërprerjen e ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B; RINIA – KOSOVA ( P ) e zhvilluar në Miradi të Fushë Kosovës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 6 muaj ( gjashtë ) në të gjitha ndeshjet publike ( zyrtare ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika b/2
KF “ RATKOCI “ nga Ratkoci i Rahovecit në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; IV-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; RATKOCI – BEHAERI e zhvilluar me datë 22.09.2018 ( mungesa e mjekut ) ; raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 2.
KF “ LEPENCI “ nga Kaqaniku në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për mosparaqitje të ekipit në fushë për të zhvilluar ndeshjën e radhës të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve ( raportet e zyrtarëve të deleguar për këtë ndeshje );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores disiplinore neni 67
ARDIAN BASHA ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ BALLKANI “ nga Suhareka me numër të ID kartelës; 003205M83 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për largim nga pankina ( hapsira teknike ) minuta e 55, për kundërshtim të vendimit të asistentit në ndeshjën e javës së VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRENICA – BALLKANI e zhvilluar me datë 28.09.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga trajneri në procedurë Ardian Basha,lidhur me rastin . Afafti datë 04.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
AFRIM TOVERLANI ; kryetrajner në klubin e futbollit “ FERIZAJ “ nga Ferizaj mer numër të ID kartelës; :__________________; në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për shkelje të kodit të etikës sportive,( ku pas përfundimit të takimit deklaron për media së me këtë referim do të pësojë kreu i FFK_së ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; TREPÇA 89 – FERIZAJ e zhvilluar me datë 28.09.2018 në stadiumin “ Rizah Lushta “ në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata nga kryetrajneri në procedurë Afrim Toverlani lidhur me rastin. Afati datë 04.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit , ku pas përfundimit të takimit kanë ofenduar rëndë kryetrajnerin MIREL JOSA në ndeshjën e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – FLAMURTARI e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik “ Prishtina “ nga Prishtina – zyrtarit të klubit për atë ndeshje ; Afrim Muçiqi lidhur me rastin. Afati datë 04.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
KF “ GJILANI “ nga Gjilani ne procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për manifestim të sjelljeve të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre ( fyerje drejtuar në kor si dhe hudhje të gjasendëve ; shisheve të PVC në minutën e 75 në fushë ) në ndeshjën e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) i
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Gjilani “ nga Gjilani – zyrtarit të klubit për atë ndeshje ; Agron Korça lidhur me rastin. Afati datë 04.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
KF “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre ( para dhe pas përfundimit të ndeshjës pati hudhje të gjasendëve në fushë; shishe të PVC ) në ndeshjen e javës së ; VII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; GJILANI – DRITA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar) i ;
HAPET PROCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës . Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Drita “ nga Gjilani – zyrtarit të klubit për atë ndeshje; Jetmir Salihu lidhur me rastin. Afati datë 04.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KF “ BASHKIMI “ nga Koretimni, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës së javës së ; VI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – BESA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në Koretin ( pas përfundimit të ndeshjës ; 2-3 shikues tentojnë të sulmojnë zyrtaret e ndeshjës në veçanti gjyqtarin kryesor Bajram Gashi si dhe veprimet tjera të gabuara si shpuarja e gomave dhe gërvishjet e kerrit) ; raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Koretin i
HAPET PROPCEDURA DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet raport plotësues nga klubi futbollistik “ Bashkimi “ nga Koretini ; zyrtarit të klubit për atë ndeshje; Arsim Repuca lidhur me rastin. Afati datë 04.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
ALTIN BASHA ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër të ID kartelës 009509M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 1 në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (fyerje dhe ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor Bajram Gashi pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së; VI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; BASHKIMI – BESA e zhvilluar me datë 30.09.2018 në Koretin ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Koretin ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje publike ( zyrtare ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3
PATRIOT FAZLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Koretini me numër të ID kartelës 000967M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 5, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për nxitje dhe shtyrje të tifozerisë nikoqire për të sulmuar zyrtaret e takimit pas përfundimit të ndeshjës së javës së VI-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – BESA e zhvilluar me date 30.09.2018 në Koretin ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ku lojtari Patriot Fazliu – identifikohet si iniciator kryesor për nxitje të spektatorëve vendas për të sulmuar zyrtaret );
PEZULLOHET
Pa të drejtë loje për të gjitha ndeshjet publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në kompletimin e lëndës – vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga lojtari nën masen e pezullimit Patriot Fazliu, afati date 04.10.2018. ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor prej 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi – datë 01.10.2018, respektivisht nga data e publikimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimine vendimit.
Prishtinë,datë 01.10.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi