3 tetor, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se Kursi i fundit i Licensimit UEFA A që do të mbahet në Shqipëri në Federatën Shqiptare, fillon më 28 tetor 2018.
(Ju lutem keni parasysh që kriteri bazë për të aplikuar është posedimi i Licensës B, i lëshuar poashtu nga FSHF).
Poashtu, kursi për përgatitje fizike për trajner fillon me datë 8 tetor 2018.
Lusim që të gjithë të interesuarit të lajmërohen në zyret e FFK-së deri ditën e enjte me datë 4 tetor në ora 16:00.