Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 05.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 8-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të Kf “Feronikeli“ Kastriot Rexha me nr lic 24 dhe nr ID 000281M88 (motivi-gjest jo sportiv, goditje me top e lojtarit kundërshtar  pas referimit të ndërhyrjes së palejuar në ndeshjen KF Llapi – KF Feronikeli, e zhvilluar në Podujevë me datë 03.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj KF “Llapi’ (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes ku ka pasur fyerje në korr në ekipin mysafir nga nikoqiri në min e 34 dhe 83, si dhe pas përfundimit të ndeshjes ka pasur hedhje të shisheve pvc në fushë në ndeshjen KF Llapi – KF Feronikeli, e  zhvilluar në Podujevë më datë 03.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
3.Ndaj KF “Ferizaj” (motivi-lëshim në organizimin e ndeshjes për shkak të hedhjes  së shportës  së mbeturinave në drejtim të referit anësor  A.Latifi në ndeshjen KF Ferizaj – KF Drenica, e zhvilluar në Ferizaj më datë 02.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.8 dt. 05.10.2018
 
 
 
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje:  Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 05.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Ligës së Parë për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Ligës së Parë të  Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M
 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 7-të të Ligës se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
 
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
 
1.Ndaj lojtarit të KF “Besa” Edmond Turku me nr lic 5 dhe nr ID 009479M89 (motivi- kacafytje për fyti me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF  Besa – KF Vushtrria, e zhvilluar në Pejë 03.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
2.Ndaj lojtarit të KF “Vushtrria“ Besart Veseli me nr  lic 7 dhe nr ID 003130M92 (motivi – kacafytje për fyti me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF  Besa – KF Vushtrria, e zhvilluar në Pejë 03.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj kryetrajnerit të KF “R-Sadiku” Alban Dragusha (motivi- largim nga bankina reagim jo sportiv në ndeshjen KF Kika – KF Ramiz Sadiku, e zhvilluar në Hogosht me datë 03.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
4.Ndaj lojtarit të KF ”Bashkimi K” Leotrim  Arifi me nr lic 19 dhe nr ID 000154M91 (motivi- ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Istogu – KF Bashkimi K, e zhvilluar në Istog me datë 03.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.7 dt. 05.10.2018