08 tetor – Duket se rezultatet e mira që arritëm në dy ndeshjet e para kualifikuese kundër  Azerbajxhanit baras dhe fitorja 2:0 kundër Ishujve Faroe, ka bërë që futbollistët e Kombëtares A,  të jenë në disponim, para dy ndeshjeve tjera Maltës këtu në Kosovë dhe kundër Ishujve Faroe si mysafirë. Atmosfera e mirë puna me zell e përkushtim sot në stërvitjen e parë fletë shumë në dobi të kësaj. Në seancën e sotme  stërvitore, përzgjedhësi Challandes u fokusua në një lojë të ngjeshur në mbrojtje me kudërzbritje të shpejta sikur edhe gjuajtjet e lira dhe nga pika e bardhë përbënin disa nga elementet e punës së ditë së parë. Nesër Kombëtarja do të mbajë vetëm një stërvitje në orën 18.00 ndonëse ishte paraparë të mbahet edhe një paradite. Pas stërvitjes ja se çka deklaruan disa futbollistë.
Samir Ujkani, kapiten   
Ishte një stërvitje e mirë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë dhe me intensitet më të lartë duke marrë parasysh se kemi vetë tri ditë para ndeshjes kundër Maltës. Edhe pse jemi favoritë ne duhet të i qasemi ndeshjes me seriozitetin më të madh. Besoj shumë ne rezultat të mirë.
 
 
Lirim Kastrati, futbollist
Ishte ëndërr e imja që të luaja për Kombëtaren A dhe kjo u bë realitet. Me kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Unë do të përpiqem të jap maksimumin tim nëse do të vendos përzgjedhësi që të me inkuadrojë dhe nuk është me rëndësi se nga cila minutë  fillojë.