09 tetor – Të motivuar tej mase dhe në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë futbollistët e Kombëtares A edhe sot kanë vazhduar me përgatitje me intensitet të lartë çara ndeshjes së të enjtes kundër Maltës. Edhe në këtë stërvitje Shtabi teknik në epiqendër pati lojën nën trysni duke qarkulluar topin mirë me theks mesfusha dhe sulmet e rrufeshme. Si zakonisht nuk kanë munguar as provat nga gjuajtjet e lira si dhe pika e bardhë. Stërvitjet e sontme i ndoqi presidenti i FFK-së z. Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi. Pas stërvitjes ja se çka deklaruan disa futbollistë.
Valon Berisha, futbollist  
 Në radhë të parë jam i lumtur që pas një lëndimi jam kthyer në Kombëtare gati u bënë një vit. Jemi duke u  përgatitur mjaft mirë dhe unë besojë se do të shënojmë fitore, por as sesi nuk mendojë se do ta kemi të lehtë, Kemi një atmosferë të mirë dhe po punohet me përkushtim.
 
 
 Herolind Shala, futbollist
Jam duke kaluar në një formë shumë të mirë dhe stërvitjet janë duke shkuar mjaft mirë. Si grup po funksionon mirë dhe askush nuk po mendon për asnjë rezultat tjetër veç fitores. Mendojë se nuirk ka ndeshje të lehta, por mendojë se jemi më të mirë.
 
 
 
Hekuran Kryeziu, futbollist
Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë, ndërkaq që kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda grupit. Kemi një bashkëpunim të mirë dhe po e qarkullojmë topin shumë mirë. Unë besojë dhe shpresojë në rezultat pozitiv.