Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi Kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtar ,në mbledhjen e mbajturme datë 09.10.2018 ; ditë e martë ora 14,00 shqyrtoi procedura e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga jave e fundit të zhvilluara me datë 06-07.10.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare nga ndeshjet e zhvilluara konform Dispozitave të rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E ;
KF “ LLAPI “ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës ( fyerje në kor nga ana e spectatorëve të klubit të tyre drejtuar ekipit mysafir minutat 34 dhe 83 si dhe hedhje e gjasendeve ne fushgë ; shisheve PVC pas përfundimit të takikmit ) së javës ; VIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – FERONIKELI e zhvilluar me datë 03.10.2018 në stadiumin “ Zahir Pajaziti “ në Podujevë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) Në bazë Të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1, Afati i pagimit të dënimit a është 15 ditë nga data e sjelljës së vendikmit datë 09.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
KF “ FERIZAJ “ nga Ferizaj në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për lëshime në organizimin e ndeshjës ( hudhje e një kante – shporte me bërllog nga ana e spektatorëve në drejtim të asistentit të dytë Artan Latifi ) së javës së ; VIII-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FERIZAJ – DRENICA e zhvilluar me datë 02.10.2018 në Ferizaj ( fusha me bari sintetik ; raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET ;
Me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 pika 1. Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 09.10.2018 – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1. )
BUJAR IDRIZI ; lojtar i klubit të futbollit “ LLAPI “ nga Podujeva me numër të ID kartelës ; 0011337M91 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 4, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive ; ofendime dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor Dardan Çaka ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI ; 2;1 e zhvilluar me datë 06.10.2018 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje ndeshje publijke ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
KF “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës ( hyrja e nje shikuesi në fushë për ta festuar shënimin e golit ) së javës së ; IX-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; PRISHTINA – LLAPI e zhvilluar me datë 07.10.2018 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore ; VEREJTJE në bazë të Rregullores disiplinore neni 50 paragrafi 1 .
VISAR YMERI ; lojtar i klubit të futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria me numër të ID kartelës ; 000792M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive 19, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq (ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor të takimit Perparim Jakupi pas përfundimit të takimit ; ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VUSHTRRIA – ISTOGU e zhvilluarme datë 07.09.2018 në stadiumin “ Ferki Aliu “ në Vushtrri ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Vushtrri )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje publike ( zyrtare ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të rregullores disiplinore neni paragrafi .
RUSHIT BALLOVCI ; përfaqësues zyrtra i klubit të futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina , në procedurë të inicuar duisiplinore nga ana e komisionit të garave për sjellje josportive ( fyerje e rendë e asistentit; Arbnor Bullatovci në presence të delegatit dhe vëzhguesit të referimit ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – BESA e zhvilluar me datë 07.10.2018 në stadiumin e 2 Korrikut në Arbëri të Prishtinës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
HAPET PROCEDURA DISIPLINOIRE
Deri në kompletimin e lëndës. Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtari në procedure ; Rushit Ballovci, afati datë 15.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit për ankesa të shkallës së dytë në afatin kohor pre 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtij vendimi ; datë 09.10.2018 – rrespektivisht publiimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 09.10.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi