10 tetor –  Në një ceremoni në hotel Swiss Daiomd Federata e Futbollit e Kosovës dhe TEB Bank sot nënshkruan një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e më tejme të TEB bankës për FFK-në. Në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i TEB Bankës z. Orçun Ozdemir, tha se ndjehet i lumtur që po vazhdon bashkëpunimin me Federatën e Futbollit të Kosovës, si një nga federatat më të mëdha në Kosovë dhe që do ta ndihmojnë edhe më tutje Kombëtaren A të Kosovës, drejt zhvillimit të saj. Me FFK-në deri me tash kemi pasur një bashkëpunim shumë të mirë dhe korrekt e besojë që kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. E nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i FFK-së z. Eroll Salihu, duke falënderuar TEB Bankën në  emër presidentit të FFK-së Agim Ademi dhe KE  për mbështetje të vazhdueshme tha se TEB Banka është treguar një partner i shkëlqyeshëm dhe strategjik për neve dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur që bashkëpunimi znë do të thellohet dhe të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërsa kapiteni i Kombëtares Samir Ujkani tha se është kënaqësi dhe nder për neve që ta kemi mbështetje dhe sponsor një bankë kaq me renome si TEB Bank. Në fund u nënshkrua marrëveshja dhe u organizua një koktej rasti.