10 tetor –  Duke iu përmbajtur një traditë të darkave ndërmjet krerëve të federatave që zhvillojnë ndeshjet e tyre për kualifikimet e Ligë së Kombeve sonte presidenti i FFK-së z. Agim Ademi, i shoqëruar nga anëtari i KE Mirsad Çollaku dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, shtroi darkë për nderë të delegacionit të Federatës së Futbollit të Maltës të prirë nga President Darmanin Demajo Norman me nënkryetarët dhe përgjithshëm Chetcuti Angelo. Presidenti Ademi duke iu dëshiruar mirëseardhje dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë krerëve të FF të Maltës i njohu me të arriturat në futbollin e Kosovës dhe për planet strategjike të FFK-së në rritjen dhe zhvillimin e futbollit të Kosovës. Duke qenë se Kosova sikur edhe Malta janë federata të reja kanë nevojë për bashkëpunim dhe të shkëmbejnë përvojat e njëra tjetrës. Ne kemi një bashkëpunim me Maltën sidomos në këmbimin e gjyqtarëve dhe kjo duhet të vazhdojë edhe më tutje. E në anën e tij presidenti i FF së Maltës z. Darmanin ka falënderuar presidentin Ademi për mikpritje të ngrohët dhe u pajtua se  bashkëpunimi ndërmjet Federatave të thellohet edhe më shumë në të gjitha fushat.