Prishtinë, 11 tetor 2018
Të nderuar!
E nderuara familje e Xhevat Jusufit!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme e tragjike të Xhevat Jusufit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Futbollisti njomak Xhevat Jusufi, e nisi ëndrrën e tij djaloshare si shumë të rinj me topin e futbollin në fushën e gjelbër, por vdekja tragjike ia ndali jetën dhe ia ndërpreu këtë ëndërr duke na lënë të pikëlluar me kujtimin për një djalë të sjellshëm, të shoqërueshëm e shumë ambicioz.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së