Prishtinë, 11 tetor 2018
E nderuara familje e Labinot Harbuzit!
Lajmi për vdekjen e hershme të Labinot Harbuzit, na ka tronditur  të gjithëve në Kosovë dhe jashtë saj,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Ikja e hershme Labinotit, i cili  ka lënë gjurmë në futbollin mbarëshqiptarë dhe ndërkombëtar, ka lënë një zbrazëtirë të madhe te familja, te komuniteti i futbollit dhe te miqtë. Labinoti duke rrjedhur nga një familje sportistësh, ishte një futbollist i spikatur me tipare të veçanta, një djalosh i dashur e i respektuar nga të gjithë, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
 
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së