11 tetor, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit “Fadil Vokrri”, që t’i largojnë ato menjëherë,  Çdo veturë e mbetur  do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave.
FFK-ja  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.
Me respekt,
Federata e Futbollit e Kosovës