12 tetor, 2018 – Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe të ripërtëritjes së sërishme gjatë ndeshjes së mbrëmshme Kosova – Malta, futbollisti i Kombëtares A, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova. Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe.