12 tetor, 2018  – Para udhëtimit për sfidën e radhës me Ishujt Faroe, Kombëtarja A, sot, ka mbajtur një stërvitje ku fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltën. Po ashtu në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën. Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili gjatë tërë kohës po qëndron afër ekipit kombëtar.  Nesër në orën 7.00 Kombëtarja udhëton për në Ishujt Faroe. Pas stërvitjeve disa nga futbollistët u shprehen:
Milot Rashica, futbollist
Jemi përgatitur mjaft mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim. Fitorja kundër Maltës na nxitë edhe më shumë dhe në ndeshje me Ishujt Faroe do të japim maksimumin që mos të kthehemi duarthatë.
 
 
 
 
Benard Berisha, futbollist 
Grupi është shumë i bashkuar dhe kemi stërvitur mirë sikur që edhe fitorja ndaj Maltës është një plus për neve sepse udhëtojmë dukshëm më të relaksuar e që unë besojë dhe shpresojë në fitore dhe ta mbajmë sigurt vendin e parë në grup.
 
 
Besar Halimi, futbollist
Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në Kombëtare dhe kemi punuar me shumë zell. Por edhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë dhe më shumë motiv që në ndeshjen kundër Ishujve Faroe të ngadhënjejmë dhe të ecim sigurt në krye t. grupit.