13 tetor, 2018 – Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Kombëtarja A ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun  dhe u akomodua në hotelin “Foroyar”.  Ku do që shkohet nëpër botë në çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hotelit një çift me fëmijët e veshur  me flamurin e Kosovës u dëshirojë mirëseardhje ekipit kombëtar dhe ky pa dyshim ishte një sihariq i mirë. Ndërkaq, presidenti i FFK-së Agim Ademi i falënderojë ata që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe bëri një fotografi me fëmijët. Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Challandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.