16 tetor – Pasi kojë më parë vizitoi klubet e Ligës së dytë nga rajoni i Prizrenit, sot presidenti i FFK-së Agim Ademi i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe anëtari i KE Bekim Rexhepi, kanë vizituar tri klubet e Ligës së dytë nga rajoni i Gjilanit, KF “Bashkimi”, FC “Gallaksia” dhe KF”Dardana”. Fillimisht krerët e FFK-së kanë vizituar LR të futbollit të Gjilanit ku janë pritur nga kryetari Malazog Hoxha, i cili i njohu nga afër drejtuesit e FFK-së për zhvillimin e futbollit në Anamoravë, për kushtet dhe vështirësitë si dhe për planet zhvillimore. Ndërkaq, presidenti Ademi i premtoi mbështetje dhe se FFK-ja është thellësisht e interesuar që të forcojë Lidhjet rajonale të futbollit. Ndërsa, në takimet e presidentit Ademi me kryetarin e KF “Bashkimit” Ramadan Ahmeti, ai FC”Galaksia”  Armend Maliqi dhe të KF”Dardana” Sevdail Kastrati. Të tre kryetarët e klubeve i njohën krerët e FFK-së, për vështirësitë që po ballafaqohen këto klubet, por jemi të vendosur që të punojmë dhe të angazhohemi edhe më shumë, që rrisim organizimin, të ngrisim nivelin e cilësisë në mënyrë që të kontribuojmë mbarëvajtjes së garave dhe të arrijmë sa më lartë. Nga ana e tij presidenti Ademi, u premtoi drejtuesve të klubeve mbështetje të parezervë. “Jam i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqoheni, sepse njerëzit ende hezitojnë të investojnë e të financojnë nëpër klube të rangut më të ulët, prandaj do të bëjë çmos që bashkë me KE të ju ndihmojmë në të gjitha fushat e mundshme, sepse konsiderojë që klubet janë fidanishte për klubet e ligës së Parë dhe Superligës, nga ku ata mund të vjelin talentët. Do të jem në çdo kohë në dispozicionin tuaj dhe afër jush. FFK-ja po punon edhe në ngritjen e infrastrukturës dhe në segmentet tjera. Të tria klubeve FFK-ja u dhuroi pajisje sportive, të cilat ua dorëzoi presidenti Ademi.