19 tetor, 2018 – Dita e sotme është një ditë e veçantë për presidentin e FFK-së, z. Agim Ademi, i cili feston datëlindjen e tij të 57-të. Natyrisht në këso rastesh vijnë urime nga shokët e miqtë e shumtë. Ndërkaq, në mesin e shumë urimeve padyshim duhet veçuar urimet e presidentit të FIFA-s, z. Gianni Infantino dhe atij të UEFA-s, z. Aleksander Çeferin. Ata me urimet e tyre edhe njëherë dëshmuan e konfirmuan respektin dhe miqësinë që kanë për FFK-në dhe për presidentin Ademi. Presidentët e uruan presidentin Ademi, për shëndet të plotë, për harmoni dhe suksese në jetë dhe në institucionin që ai drejton, duke shprehur bindjen se në drejtimin e tij do të vazhdojë vizioni për zhvillimin e futbollit për të arritur objektivat që ai dhe FFK-ja synojnë si dhe me premtimin se FIFA dhe UEFA do të  mbështesin fuqishëm FFK-në në këtë rrugë.    

[su_document url=”http://www.ffk-kosova.com/federata/wp-content/uploads/2018/10/2018-10-19-Message-to-Mr-Agim-Ademi-Football-Federation-of-Kosovo-President-Happy-Birthday.pdf” width=”980″ height=”960″]