Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 19.10.2018 ditë e premtë ora 12,00, shqyrtoi procedurat e hapura disiplinore nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve garuese pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 13-14.10.2018 si dhe 16-17.10.2018 dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E;
RUSHIT BALLOVCI ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ 2 KORRIKU “ nga Prishtina në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor , për manifestim të sjelljeve josportive drejtuar asistentit ( fyerje dhe ofendime – present ishin edhe delegati, vëzhguesi Referimit dhe gjyqtaret) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së pare të Kosovës për kategorinë e seniorëve ; 2 KORRIKU – BESA e zhvilluar në Prishtinë ( raportet zyrtare dhe deklarata e zyrtarit në procedure të hapur z Rushit Ballovci)
DENOHET
Me të holla në shumë prej ; 100 euro ( njëqind ) në bazë të Rregullores disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3. Afati I pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e sjelljës së këtij vendimi – publikimit të tij në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës . ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1.
ERBLIN UKA ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KOSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 000577M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 21, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për ndëshkim me karton të kuq ( ofendime drejtuar gjyqtarit kryesor pas përfundimit të takimit ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; ARBERIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 14.10.2018 në Lupjan ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 41 paragrafi 2 pika a/3.
TAHIR ADEMI ; ndihmëstrajner në klubin e futbollit “ VUSHTRRIA “ nga Vushtrria në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( reagime në vendimet e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; IX-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; BASHKIMI – VUSHTRRIA e zhvilluar me datë 14.10.2018 në Koretin ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar ) ;
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore të QORTIMIT në bazë të Rregullores displinore neni 40 paragrafi 1 pika 2.
BESMIR GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “ LUGU I BARANIT “ nga Lugu i Baranit me numër të ID kartelës 003967M94 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës; 3, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( ndërhyrje e pa lejuar si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së dytë të futbollit për kategorinë e seniorëve ; Grupi; A ; LUGU I BARANIT – BEHARI e zhvilluar më datë 14.10.2018 në Lug të Baranit ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Lug të Baranit )
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
JAKUP KRASNIQI ; lojtar i klubit të futbollit “ BASHKIMI “ nga Krusha e Madhe me numër të ID kartelës; 011474M93 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës 18, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq (grushtim i lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; grupi; A; XERXA – BASHKIMI e zhvilluar me datë 14.10.2018 në Xerxë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Xerxë );
DENOHET;
Me ndalesë loje për ; 4 ( katër ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
GENTIAN MJEKU ; lojtar i klubit të futbollit “ FUSHË KODSOVA “ nga Fushë Kosova me numër të ID kartelës 000625M01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, për ndëshkim me karton të kuq ( goditje e lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; VIII-të të Supërligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; DRENICA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë 17.10.2018 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skënderaj ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Skënderaj ) ;
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 3 ( tri ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankesë drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej ; 8 ( tetë ) ditëve nga data e sjelljës së këtyre vendimeve datë 18.10.2018 – publikimit të tyre në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 18.10.2018 Kryetari, Dukagjin Zefi