22 tetor, 2018 – Gjithnjë e më shumë, UEFA dhe FIFA po u jep hapësirë gjyqtarëve tanë, falë paraqitjes së tyre jashtëzakonisht të mirë që po tregojnë në garat e tyre, ndaj gjyqtari Genc Nuza kryesor edhe Fatlum Berisha, anësor, nesër udhëtojnë për në Turqi, ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të grup-moshës U17. Në këtë grup marrin pjesë Turqia, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe San Marino.  Kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën, të cilin në ndeshjen e fundit kontrollori i ndeshjes veç që e kishte vlerësuar me notë të lartë e ka propozuar që të kalojë në rang më të lartë. Por edhe për Fatlum Berishën do të jetë sprovë dhe përvojë jashtëzakonisht e mirë.