Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 23.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 11 -të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF “Gjilani” (motivi – në min e 82-të të ndeshjes ndaj referit anësor F.Sekiraqa  nga afërsia u hodh një shkrepsë në drejtim të tij ku për fat të tij  nuk është qëlluar) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË:
 Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.6 dt. 23.10.2018
 
Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja, në mbledhjen e mbajtur më datën 23.10.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO Superligës për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve të Garave, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
 
V E N D I M 
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 10-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, prandaj nuk gjeti prova për inicime disiplinore.
 
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF “Vllaznimi” Leke Vula  me nr lic 24 dhe nr ID 009733M92 (motivi-  kacafytje me lojtarin kundërshtar në ndeshjen KF  Vëllaznimi – KF  Vllaznia P, e zhvilluar në Gjakovë me datë 21.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj  lojtarit të KF “Vllaznia P”, Adhurim Januzi me nr lic 22 dhe nr ID 002307M95 (motivi – fyerje ndaj asistentit të parë në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Gjakovë me date 21.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj lojtarit të KF “Ramiz Sadiku”, Mubarek Musliu me nr lic 7 dhe nr ID 001688M95 (motivi – grushtim ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen KF Ramiz Sadiku – KF Trepça, e zhvilluar në Prishtinë me datë 22.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
4.Ndaj përfaqësuesit të KF “Trepça“ Mehmet Haxhija (motivi – largim nga bankina për shkak të hyrjes në fushë pa lejen e referit në ndeshjen KF Ramiz Sadiku – KF Trepça, e zhvilluar në Prishtinë më datë 22.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
5.Ndaj KF “Vëllaznimi” (motivi – lëshim në organizimin e ndeshjes shkaku  i tentimit të hyrjes në fushë për të qëruar hesapet  me lojtarin mysafir  R.Hasani  pas provokimit  të publikut nga ana e tij, por ndërhyrja e shpejtë e policisë largon personin nga fusha në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Gjakovë me datë 21.10.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
 
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.8 dt. 23.10.2018