Komisioni Disiplinor  i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur  me datë 24.10.2018 ditë e mërkurë ora 12.00 shqyrtoi procedurat e inicuara disiplinore  nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit  të zhvilluara me datë 20 – 21.10.2018 dhe për të njejtat  duke iu referuar raporteve të zyrtarëve konform Dispozitave të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;
 
V E N D I M E 
 
KF  “ GJILANI “ nga  Gjilani në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për lëshime  të pjesërishme në organizim ( minuta e 82  e takimit pati hedhje të një shkrepse në drejtim të asiostentit  Fatmir Sekiraqa por  për fat nuk u godit ) në ndeshjën e javës së  ; XI-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; GJILANI – FERONIKELI e zhvilluar me datë  21.10.2018  në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare të ndeshjës së zhvilluar në Gjilan ) i
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  të  QORTIMIT  në bazë të Rregullores  disiplinore  neni  50 paragrafi 1 pika 2.
 
MUBAREK  MUSLIU ; lojtar i klubit të futbollit “ RAMIZ SADIKU “ nga Prishtinë me numër të ID kartelës  001688M85 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 7, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( grushtim  lojtarit kundërshtar ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ;  RAMIZ  SADIKU – TREPÇA e zhvilluar me datë 22.10.2018 në stadiumin e klubit futbollistik  “ 2 Korriku “ në Prishtinë ( raportet zyrtare dhe deklarata e lojtarit të përjashtuar  Mubarek Musliu )
DENOHET
Me  ndalesë loje për ; 2 (dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores  disiplinore neni  43 paragrafi  1 pika 1.
 
MEHMET  HAXHIJA ; përfaqësues zyrtar i klubit të futbollit “ TREPÇA “  nga Mitrovica  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit  të garave për largim nga  pankina ( hapsira zyrtare e lojtarëve reserveë ) në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; RAMIZ  SADIKU – TREPÇA e zhvilluar me datë 22.10.2018 në stadiumin e  klubit futbollistik “ 2 Korriku “ në Prishtinë. ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e zyrtarit të larguar nga hapsira teknike Mehmet Haxhiu );
DENOHET ;
Me shqiptimin e masës  disiplinore  ; VEREJTJE  E  FUNDIT   në bazë të  Rregullores  disiplinore  neni  40 paragrafi 1  pika 1.
 
LEKË   VULA ; lojtar i klubit të futbollit “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës ;  009733M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ;  14, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( kacafytje me lojtarin kundërshtar )   në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – VLLAZNIA  e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar ; Lek Vula )
DENOHET
Me ndalesë loje  për  2 ( dy )   ndeshje zyrtare ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  në bazë të Rregullores  disiplinore neni   40  paragrafi  1 paragrafi  4
 
ADHURIM  JANUZI ; lojtar  i klubit të futbollit  “ VLLAZNIA “ nga Pozharani  me numër të ID kartelës ; 002307M95 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive ; 22 në procedurë të  inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje dhe ofendime drejtuar asistentit të pare të takimit )  në ndeshjën e javës së ; X-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; VËLLAZNIMI – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë  ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar  Adhurim  Januzi )
DENOHET
Me ndalesë loje për 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara  nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore  neni 40  paragrafi  4.
 
KF “ VËLLAZNIMI “ nga Gjakova  në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit   të garave për  lëshime në organizim (  tentim  hyrje  në fushë për tu sulmuar lojtari mysafirë  R. Hasani , pas provokimit të publicës nga ana e të njejtit, porn dërhyrja e shpejtë e organeve të rendit – policies  pengon dhe largon  personin  nga fusha  e lojës ) në ndeshjën e javës së ; XI-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve;  VËLLAZNIMI – VLLAZNIA e zhvilluar me datë 21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Gjakovë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar )
DENOHET
Me shqiptimin   e masës  disiplinore  të  QORTIMIT  në bazë  të  Rregullores  disiplinore   neni   50  paragrafi 1  pika 2.
 
ARBËR  RUDI ; lojtar I klubit të futbollit “ DUKAGJINI “  nga  Novo Sella  e Gjakovës me numër të ID kartelës;  008096M96  dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 1, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  për  ndëshkim me karton të kuq (  ndërhyrje e palejuar  jshtë zones së portierit si lojtar fundor ) në ndeshjën e javës së  : IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A ; DRINI  BARDHË – DUKAGJINI e zhvilluar  em datë 21.10.2018 në  Prizren  ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar dhe deklarata plotësuese e lojtarit të përjashtuar )
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3 .
 
KF “ BEHARI “ nga Vitomirica “ në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjës  së ndërprerë  të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve java e IX-të grupi A; BEHARI – DARDANIA e  zhvilluar me datë 20.10.2018 në stadiumin e Vitomiricës  ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë ) .i
HAPET  PROCEDURA  DISIPLINORE
Deri në kompletimin e lëndës ( provave ). Kërkohet raport plotësuese nga klubi futbollistik  “ BEHARI “ nga Vitomirica – zyrtari i klubit për atë ndeshje lidhur me rastin. Afati datë  25.10.2018  ( Rregullorja disiplinore neni  32 paragrafi 1 ).
 
SABRI  DERMAKU ; delegate zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në kryerjen e dëtyrës  zyrtare lëshime prodecurale dhe të tjera  në raportin e ndeshjës së javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës  në futboll për kategorinë e seniorëve  grupi; A ;  RAHOVECI – LUGU  I  BARANIT e zhvilluar me datë  20.10.2018 në Rahovec ( raportet zyrtare nga ndeshja e ndërprerë  )
PEZULLOHET
Pa të drejtë  në kryerjen e punës së delegatit  dhe detyrave tjera  lidhur me  ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri  në kompletimin e lëndës ( vendimin përfundimtar të komisionit ). Kërkohet deklarata  plotësuese  nga delegate  në pezullim  Sabri Dermaku, afati datë 25.10.2018. ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1.
 
KF “ LUGU  I BARANIT “ nga Lugu i Baranit në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave  ,ër lëshuarje të fushës  minuta e 90 e ndeshjës së javës së ; IX-të e Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A; RAHOVECI – LUGU I BARANIT   e zhvilluar me datë 20.10.2018 ( raportet zyrtare nga ndeshja në Rahovec ).
DENOHET
Me marrjen e ; 3 ( tri ) pikëve  negative  në bazë të Rregullores  disiplinore  neni 52  paragrafi  1  pika 1.
 
KF “ ÇELIKU “ nga Ferizaj  në procedurë të inicuar disiplinuar nga ana e komisionit të garave, për mosudhëtim   ( mosparaqitje ) në zhvillimin e ndeshjës së  javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; B  MINATORI – ÇELIKU e paraparë për tu zhvilluar me datë 21.10.2018  në stadiumin e klubit të futbollit  “ Minatori “ në Magure  ( raportet zyrtare nga terreni ).i
DENOHET
Me shqiptimin e masës  disiplinore  të  QORTIMIT  në bazë  të  Rregullores  disiplinore  neni  8  paragrafi 1  pika 4/b
 
LIRIM  GASHI ; lojtar i klubit të futbollit “  DARDANIA “  nga  Qyshku i Pejës me numër të ID kartelës; 000656M98 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 7   në procedurë të inicuar disiplinore  nga ana e komisionit të garave  për manifestim të sjelljeve jokorrekte pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë ( kuqin ) në ndeshjën e javës së ; IX-të të Ligës së dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi; A  BEHARI – DARDANIA   e zhvilluar me datë 20.10 në  Vitomiricë të Pejës ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar)
DENOHET ;
Me ndalesë  loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare  ( publike ) sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni  39 paragrafi 3.
 
SKENDER  KAPRA; trajner  në klubin e futbollit “ LIRIA “ nga Prizreni, në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për  largim – përjashtim  nga pankina e lojtarëve rezervë – hapsira teknike
( manifestim  i sjelljeve josportive  drejtuar asistentit të takimit ) në ndeshjën e javës së  VII-të të Ligës së kadetëve në nivel nacional ; ARSENALI – LIRIA e zhvilluar me datë  20.10.2018 në stadiumin e Kishnicës ( raportet zyrtare  nga ndeshja e zhvilluar );
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e  dëtyrës së trajnerit dhe punëve tjera në klub  lidhur me ndeshjet zyrtare ( publike )  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në  vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet  deklarata plotësuese nga trajneri në pezullim Skënder Kapra lidhur me rastin. Afati datë 25.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 ).
 
KF “ TREPÇA “ nga Mitrovica  në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për mungesë të mjekut  adekuat në ndeshjën e  javës  së VII-të të Ligës së  parë të Kosovës në futboll ;   kategoria e juniorëve;  TREPÇA –  GJAKOVA  e zhvilluar me datë 21.10.2018  në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar ).
DENOHET
Me shqiptimin e masës disiplinore  të QORTIMIT  në bazë të  Rregullores  disiplinore   neni 8  paragrafi 1  pika  4/b
 
ALBION  BUCOLLI ;  , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në kryerjen e detyrës së delagtit zyrtar në ndeshjën e javës së ‘ VII-të të Ligës së pare të Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – GJAKOVA e zhvilluar me datë  21.10.2018 në stadiumin me bari  sintetik në Mitrovicë  ( raportet nga ndeshja e zhvilluar )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e dëtyrës së delegatit  lidhur me ndeshjet zyrtare ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës  deri në vendimin përfundimtar të komisionit. Kërkohet deklarata plotësuese nga delegate në pezullim  Albion Bucolli lidhur me rastin, afati datë 25.10.2018 ( Rregullorja disiplinore neni 32 paragrafi 1 )
 
SHKURTE  ZEQIRI : lojtare e  KFF “  BAZELI “ nga Kaqaniku  me numër të ID kartelës ; 010199F01 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  9, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionerës së garave  për ndëshkim me karton të kuq (  kacafytje dhe grushtime me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjën e Ligës së pare të Kosovës kategoria e seniorëve  për futbollin e femrave ;  BAZELI – INTELEKTUALET  e zhvilluar me datë  21.10.2018  në Kaqanik ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar );
DENOHET
Me ndalesë loje për; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike )  sipas radhës ( publike ) të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
SHERMINE  GJUMSHITI ; lojtare e KFF “ INTELEKTUALET “ nga Gjilani me numër të ID kartelës  06781F96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanelës sportive  10 , në procedurë të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq  (  kacafytje dhe grushtime me lojtaren kundërshtare ) në ndeshjen e Ligës së pare të Kosovës për futbollin e femrave kategoria e seniorëve  ; BAZELI – INTELEKTUALET e zhvilluar me datë  21.10.2018 në stadiumin e qytetit në Kaqanik ( raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Kaqanik );
DENOHET
Me ndalesë loje për ; 2 ( dy ) ndeshje zyrtare ( publike )  sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 3.
 
 
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit të shkallës së dytë – komisionit  për ankesa në afatin kohor prej  8 ( tetë ) ditëve  nga data e sjelljës së këtij vendimi datë 23.10.2018 rrespektivisht nga  publikimit  i vendimit në faqën zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
 
Prishtinë, datë 24.10.2018                                                                                             Kryetari,  Dukagjin  Zefi