25 tetor, 2018 – Pas homazheve që kishin bërë te varri ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, ekspedita e klubit AVK”Bardhosh Gërvalla” nga Ludwisburgu vizituan Federatën e Futbollit të Kosovës, të cilëve në emër të presidentit të FFK-së Agim Ademi mirëseardhje u dëshiroi Zv. Sekretari i përgjithshëm z. Arianit Ahmeti duke thënë se me gjithë humbjen që përjetuam me ikjen e hershme të legjendës Fadil Vokrri, të gjithë po punojmë që ta vazhdojmë rrugën dhe vizionin e tij për zhvillimin e futbollit të Kosovës. Dua falënderoj për këtë vizitë dhe ju uroj një ndeshje të mirë. Ndërkaq, në emër të klubit dhe të FFSHGJ-së sekretari Miftar Dragidella, duke falënderuar për mikpritje tha se humbja e Fadil Vokrrit ka qenë një humbje pakompensueshme për të gjithë neve. Fadil Vokrri ishte një futbollist i madh një drejtues i FFK-së i shkëlqyeshëm e mbi të gjitha një njeri me virtyte të jashtëzakonshme, ndaj kemi obligim të gjithë jo vetëm ta kujtojmë por të ecim rrugës që na e ka trasuar. Ndërsa djali i ish presidentit Gramoz Vokrri ka falënderuar të gjithë që po e nderojnë figurën e babait duke thënë se kjo na e lehtëson dhembjen dhe na bënë krenarë.