Kosova është ngjitur për një pozitë në renditjen më të re që e ka publikuar sot FIFA. Kombëtarja e Kosovës gjatë muajit tetor ka zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve  ku fillimisht e ka mposhtur Maltën në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 3:1 dhe më pas ka barazuar si mysafire kundër Ishujve Faroe 1:1. Tashmë Kosova renditet në pozitën e 137-të.